Nga bizneset te vilat luksoze dhe pronat, ja si do ndahet pasuria 4 miliardë euro e Silvio Berlusconit

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka ndërruar sot jetë në moshën 86-vjeçare. Por trashëgimia e Berlusconit është një fotografi e jetës së tij si sipërmarrës: pasuri të paluajtshme dhe kompani të mëdha të krijuara nga e para përfshirë Mediaset dhe Mediolanum me Ennio Doris.

Më pas ai investoi në futboll, fillimisht me Milanin dhe më pas me Monzën. Referuar pasqyrave të fundit financiare të publikuara në 2021, Berlusconi ka një pasur që në vlerën neto shkon në 4.9 miliardë euro.

Ndërsa dividentët e fitmeve nga kompanitë shkojnë në 150 mln euro

Berlusconi zotëronte 61% të aksioneve në kompanitë e tij, ndërkohë që pjesa tjetër është shpërndarë në mes të trashëgimtarëve të tij, pesë fëmijëve.

Sa i përket pasurisë që ai do të lërë trashëgim, ajo llogaritet të shkojë në 4 miliardë euro.

Mes vilave dhe pronave të shumta që do të përfundojnë në duart e trashëgimtarëve, më e famshmja është pa dyshim ndërtesa në Arcore, e cila ishte rezidenca e ish-kryeministrit për gati 50 vite, që kur e bleu në vitin 1974.

Vila San Martino, në Arcore, e kompletuar me galeri arti, bibliotekë prej dhjetë mijë vëllimesh, orendi, oborr i madh dhe stalla, ishte e regjistruar drejtpërdrejtë në emrin e Berlusconit dhe jo si në rastin e pronave të tjera, që janë regjistruar në emër të kompanive që ai kishte në zotërim.

Rezidenca është 3.500 metra katrorë dhe nëse do të bëhet një llogari e vlerës së saj dhe vilave të tjera që ai kishte në zonë Villa Belvedere në Macherio dhe Villa Campari në liqenin Maggiore, vlera arrin afërsisht në 100 milionë euro.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi