Sulmuesi i kombëtares braziliane të futbollit, Neymar i cili për shkak të dëmtimit ka humbur të gjithë pjesën tjetër të sezonit me PSG-në për shkak të një dëmtimi, ka humbur një shumë të madhe parash duke luajtur poker.
Duke luajtur në një kazino online, Neymar humbi më shumë se një milionë euro brenda 2 orësh. Neymar njihet si një entuziast i lojërave të fatit, ai ka marrë pjesë vazhdimisht në turne pokeri dhe herë pas here transmeton lojëra kazino në internet. Mirëpo, futbollisti nuk dukej i mërzitur, pasi të njëjtën shumë e merr në vetëm një javë.
Neymar ha perdido 1 millón de € jugando al póker y esta ha sido su reacción en directo pic.twitter.com/Dus8BcWyUM
— ceciarmy (@ceciarmy) March 29, 2023
Më parë, Neymar tha se pas përfundimit të karrierës së tij do të merret me poker profesionalisht. “Mendoj se është shumë herët për mua të mendoj për përfundimin e karrierës si futbollist profesionist. Unë kam atë që duhet për të treguar nivelin më të lartë të futbollit. Por koha po mbaron, kështu që pas karrierës sime, ndoshta do të jem një lojtar profesionist pokeri. Edhe kjo është e bukur, do të kem mundësinë të marr pjesë në të gjitha turnetë botërore. Unë do të jem i sinqertë, unë luaj poker në kompjuterin tim çdo ditë”- është shprehur Neymar më herët.