Neymar me zemër të madhe/ Instituti ishte mbyllur, por ai i mban puntorët në punë

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin. Instituti “Neymar Jr”, i cili është kujdesur për rreth 3 000 fëmijë dhe adoleshentë në nevojë në Praia Grande dhe që menaxhohet nga familja e yllit të PSG-së, është mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të COVID-19. Sidoqoftë, asnjë nga punëtorët nuk ka mbetur pa punë.

Neymar u ka dhënë pagën 142 personave që punojnë në institutin e tij, edhe pse nuk kanë pasur se çfarë të bënin. Braziliani është duke i paguar punonjësit në mënyrë të plotë dhe duke u mbuluar shërbimin shëndetësor me një kosto thuajse 90 mijë euro në muaj. Ideja është që të ruajë strukturën e saj derisa të përfundojë kriza shëndetësore dhe më pas të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin si para pandemisë.

“Instituti ka një vit që është mbyllur për shkak të krizës COVID-19. Unë dhe familja ime po mbajmë të gjithë strukturën, me 142 punonjës, të cilët po marrin pagat dhe përfitimet e tyre plota. Ne i kemi paguar me burimet tona financiare”, – tha babai i Neymarit, i cili një vit më parë e vuri institutin në dispozicion të autoriteteve braziliane.

“Pagat e njerëzve që punojnë në institutin tonë janë të garantuara pavarësisht nga kohëzgjatja e pandemisë. Për më tepër, unë e vë institutin tonë në dispozicion të institucioneve shtetërore, nëse është e nevojshme”

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)