Neymar e tradhtojnë nervat, merr të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin

Brazilianin Neymar të PSG e kanë tradhtuar nervat në ndeshjen e radhës së Ligue 1, ku përballej me Lille për vendin e parë në renditje.

Parisienët u mundën me rezultatin 1-0 nga Lille duke humbur kështu dhe kryesimin e kampionatit.

Në minutat e fundit Neymar u përplas disa herë me Tiago Dialo dhe për shkak të ndërhyrjeve josportive u nxorën me të kuq nga arbitri i ndeshjes.

Por gjakrat u nxehën dhe më tej kur dy lojtarët po hynin në dhomat e zhveshjes, ku pati dhe një përballje me të ashpër mes tyre. U desh ndërhyrja e personelit që situata të mos përshkallëzohej.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)