Kategoria e Parë/ Nuk arritën objektivat, presidenca përjashton dy titullarë dhe gjobit lojtarët e tjerë

Nexhat Bizhdili

Besa e nisi sezonin me pretendime të mëdha, por rezultatet e fundit e kanë nxjerrë jashtë garës për dy vendet e para të renditjes në Kategorinë e Parë.

Humbja e fundit ndaj Flamurtarit ka sjellë pasoja për dy lojtarë të kavajasve. Sipas shtypit të shkruar, presidenti Nexhat Bizhdili ka përjashtuar nga ekipi Donald Mëllugjën dhe Mentor Mazrekajn. Gjithashtu aty u është komunikuar edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, për mosimpenjim në ndeshje.

HUMBJA NDAJ FLAMURTARIT

Në Kavajë “qajnë” një rast të humbur nga Mazrekaj, që mund të kalonte verdhezinjtë në avantazh 2-1. Ky rast i humbur i Mazrekajt është kthyer në një objekt bisede për tifozët kavajas. Mazrekaj, i vetëm përballë portierit Kaloshi, jo vetëm që nuk shënoi, por as nuk pasoi tek Oliveira, që i ishte i vetëm me portën pa portier. Në Kavajë janë të mendimit se në rast se do të ishte shfrytëzuar ai rast i kapitenit, fitorja e Besës do të ishte e sigurt dhe skuadra do të ishte më pranë “valles” së ngjitjes direkte në Superiore.

Me këtë humbje, Besa është distancuar me – 11 pikë nga Vora e kryesuese, si dhe shkojnë në 9 pikë larg Flamurtarit të vendit të dytë. Tani Besa është e detyruar që t’i bëjë planet përmes shansit që i vjen nga “play off”-i. Nexhat Bizhdili nuk e ka pritur mirë këtë disfatë. Të besuarit e trajnerit Çela e nisin fazën e tretë si pritës ndaj Kukësit.

LEXO ME SHUME:Nevil Dede u largua nga Bylis, klubi ballshiot gjet pasuesin e tij (EMRI)

Related posts

VIDEO/ Trafikonin lëndë narkotike me logon e Tiranës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali; vlera shkonte mbi 25 milionë euro

Nevil Dede u largua nga Bylis, klubi ballshiot gjet pasuesin e tij (EMRI)

Nga kampion dimri përfundon në vendin e katërt, 2025 është për t’u harruar për Dinamon