Nevil Dede “përvesh mëngët” si trajner i Elbasanit, merkato nis me dy lojtarët e Dinamos

Ditën e djeshme Nevil Dede u zyrtarizu te AF Elbasani. Tekniku kryeqytetas nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur të mendojë për afrimet që do t’i duhen për të ndërtuar një grup interesant për të tentuar Superioren. Në “radarin” e trajnerit kanë rënë dy lojtarët e Dinamos.

Bëhet fjalë për Taulant Markun dhe Dikson. Sulmuesi premton gola dhe për Deden është shumë e rëndësishme të ketë në skuadër një lojtar me eksperiencë dhe që mund të marrë përsipër fatet e elbasanasve. Ndërkohë nga krahu tjetër me eksperiencën e tij Dikson do t’i dhuronte qetësi “nëndetëses” në një sezon që pritet të jetë i gjatë dhe i luftuar.

Por jo vetëm kaq, në Elbasan kërkojnë që të shkruajnë historinë duke prekur edhe Superioren, pasi në dy vite bënë të mundur ngjitjen e skuadrës nga Kategoria e Tretë në të Parën.

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave