Nevil Dede i sigurt se do të drejtojë Elbasanin në Superiore, mendon për merkaton: Kemi filluar që të…

Nevil Dede

Nevil Dede me Elbasanin ruan ende të freskëta kujtimet më të mira si lojtar kur u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2005-2006, por po përjeton sërish emocione edhe tani si trajner, pavarësisht se arritja është ngjitja në Superiore.

Pas objektivit të kompletuar, Nevil Dede, nuk e fsheh kënaqësinë për sigurimin e elitës. “Jam i gëzuar dhe i kënaqur për djemtë dhe njerëzit që kanë investuar. Mbi të gjitha për qytetin dhe tifozët që në këtë ndeshje nuk i kishim. Unë e kam thënë që vjet në verë, se e dija se ku do të arrinim. Kampionati nuk ka mbaruar ende, do festojmë pak dhe do mendojmë për katër javët që kanë mbetur, ku do të jemi korrekt. Mbi të gjitha do të respektojmë veten dhe klubin.

Për Superioren kemi filluar të mendojmë që në korrik dhe do vazhdojmë të mendojmë”, u shpreh fillimisht Dede. Sa i përket këtyre 90-të minutave, tekniku u shpreh: “Nuk besoj se pati frikë për të fituar. E thashë edhe para ndeshjes që nuk e di sesi do të sillet skuadra pa tifozë. Pjesa e dytë ishte më e mirë sesa e para, patëm fat realisht dhe Apolonia na vuri në vështirësi. Me aq shumë raste sa u humbën, edhe po të shënonim nga të dy krahët, besoj se në fund ne do të fitonim”, përfundoi Nevil Dede.

Burimi: Panorama Sport

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)