Nevil Dede gjen “kurën” për vazhdimësinë e AF Elbasanit: Ky grup po ndërtohet me sukses, presim rikuperimin e disa lojtarëve

Nevil Dede i gëzohet këtij trepikëshi të skuadrës së tij, e cila erdhi pas një jave të vështirë. Tekniku pohon se kjo fitore shërben për aspektin psikologjik.

“Për të qenë realistë, ka qenë një javë e vështirë. Është normale, sepse kur nuk ke rezultatet kështu ndodh. Jemi të kënaqur me faktin që u rikthyem te fitorja, që na ndihmon edhe në aspektin psikologjik. E rëndësishme është që rikthyem entuziazmin edhe te tifozët”, u shpreh fillimisht kreu i pankinës elbasanase, që pohon se tani kërkohet vazhdimësi.

“Ky grup dhe kjo skuadër po ndërtohet për të pasur sukses. E rëndësishme është që tani të kemi vazhdimësi. Presim edhe rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar, sepse bëhet për 6-7 lojtarë që janë jashtë”, përfundoi Nevil Dede.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)