Nesër studentët protestë para ministrisë: “Jo” mbylljes së Universiteteve, kundër mësimit online

Ditën e nesërme, ora 10:00, studentët kanë paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Arsimit kundër mbylljes së universiteteve dhe kundër mësimit online. Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira apo kishin paguar konviktet dhe tani do t’ju duhet të kthehen nëpër rrethe.

“Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin. Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë.”, pohuan ata.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024