Nesër samiti i BE për negociatat, Rama: Do shkojmë për të…

negociatat

Pak minuta pasi komisioneri europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, njoftoi se Bullgaria do të heqë veton për Maq. E Veriut ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka konfirmuar se Shqipëria do të marrë pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Përendimor që mbahet ditën e nesërme.

Megjithatë Rama ka shkruar se do të shkojë për të prezantuar Ballkanin e Hapur, si një Komunitet të Ri Politik Europian.

Postimi i Ramës:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një lùftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.

Related posts

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika