Nesër protesta e PD-së, ‘blindohet’ dera e Kryeministrisë

Më pak se 24 orë nga nisja e protestës së njoftuar të mbahet të shtunën nga opozita, policia ka marrë masa për mbrojtjen e godinës së kryeministrisë.

Shihet se jashtë godinës së qeverisë po merren masa për sigurinë e saj. Këto masa merren sa herë zhvillohen protesta nga opozita. Masat merren në rast të ndonjë incidenti të mundshëm gjatë protestës.

Ditën e nesërme është njoftuar nga opozita protesta që do të nisë në orën 12:00. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore si dhe bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur