Nesër banorë të rinj në Big Brother VIP Albania, zbulohen emrat e njohur që pritet të futen në shtëpi

Mbrëmjen e nesërme në shtëpinë e Big Brother pritet të futen banorë të rinj. Ashtu si është njoftuar, produksioni do të rifreskojë kastën e personazheve, duke premtuar emocione të reja. E teksa ende duhen më shumë se 24 orë nga spektakli i radhës kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për dy banorët e rinj. Nga ajo çfarë është mësuar deri më tani, bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Valbona Mema. Artistja njihet për natyrën e saj sportive plot batuta dhe shaka.

Ndaj edhe pjesëmarrja e saj në shtëpi pritet të ketë dinamika të reja. ndërkohë një emër tjetër që do të ketë shumë vëmendje është pikërisht shefi i kuzhinës, Alfio Rotani. Emri i tij muajt e fundit është përmendur shpesh në media, kryesisht për ndarjen e tij nga partnerja, Fatma Methasani. Si një mashkull beqar, baba i një djali, por edhe me një histori të fortë për të zbuluar, Alfio ka shumë për të zbuluar në këtë format. Megjithatë mbetet për t’u pritur spektakli i nesërm për të zbuluar nëse do të ketë të tjerë emra veç tyre që do ti bashkohen shtëpisë së Big Brother.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!