“Nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para”/ Dua Lipa ua tregon amerikanëve besëtytnitë e shqiptarëve

Dua Lipa u rikthye në një intervistë për Jimmy Kimmelin për të diskutuar pak më shumë për gjashtë nominimet “Grammy”.

Gjatë bisedës këngëtarja edhe një herë mohoi thashethemet për një shtatzëni, duke sqaruar se e gjitha ishte një keqkuptim.

Më pas Jimmy Kimmel e pyet se sa e emocionuar është që do të performojë në “Grammy” dhe nëse është ndopak supersticioze. Lipa pohon se deri në një masë edhe është kjo ndoshta edhe për faktin se është shqiptare. “Vjen me territorin”, thotë ajo.

Kimmel kërkon që ajo të ndajë disa nga supersticionet që ajo dhe familja e saj kanë duke pranuar se edhe ai është pak.

“Në familjen time ka supersticione të tilla si: Mos hidh plehrat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do të bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tri herë që të mos ndodhë”, thotë ajo duke qeshur.

“Nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do të humbasësh para”.

Më pas ajo shtoi: “Në mënyrë që të mos kap syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht”.

Burimi: kultpuls

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)