“Nëse sigurohet vaksinimi masiv, dimri do të jetë më i butë”, Pilaca: Të merren masa shtrënguese, jo mbyllje

Mjeku infeksionist Arben Pilaca ka bërë thirrje për marrjen e masave shtrënguese për shkak të situatës së pandemisë. I ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN ai sqaroi se situata aktuale ku janë shtuar viktimat dhe rastet në moshat e reja e kërkon marrjen e masave shtrënguese, por jo mbyllje. Sipas tij duhet të mbyllen aktivitetet jo jetësore si baret e restorantet dhe transporti.

“ Kemi një numër infektimesh që janë më shumë se një mijë, por kemi rritje te pacientëve në spital dhe rritje në terapi intensive, raste të intubuara dhe shifër të lartë të vdekjeve. Këto të dhëna tregojnë që jemi në një situatë jo normale, ndoshta është vala e tretë. Kjo situatë kërkon edhe masa të veçanta, jo normale, njerëzit janë të lodhur nga sfidat e surprizat janë rritur rastet në moshat e reja. Unë kam dhënë disa mendime që është mirë të fillojnë masat e kufizimit, unë s’kam thënë kufizim, por jam për masat shtrënguese të aktiviteteve jo jetësore si baret, kafene, transporte”.

Sipas Pilacës  jo vetëm qeveritë, por edhe njerëzit duhet të mbajnë nën kontroll pandeminë, duke respektuar rregullat, kurse sa u takon bizneseve ai tha se duhe ttë devijonin aktivitetin e tyre siç po ndodh në botë.

“Nuk besoj që duhet bërë ky bilanc, kam thënë që koha dhe stina na favorizon, bizneset duhet të kishin punuar të devijonin llojin e aktivitetit. Si në botë. Të mbyllen kafet brenda e të krijohen jashtë.  Janë njerëzit vetë që e mbajnë nën kontroll pandeminë, kudo në botë, kurse në Shqipëri është e vështirë kjo punë”.

Sa i takon vaksinave Pilaca theksoi që nëse sigurohet vaksinimi masiv, dimri që do të vijë do të jetë më i butë se ky që kaluam. Por sipas tij “inteligjenca” e këtij virusi po sfidon të gjithë, pasi sa më shumë rritet transmetueshmëria aq më shumë virusi pëson mutacion.

“Ekziston një lëvizje mbarëbotërore që quhet NoVax, Shqipëria nuk është e tillë pasi populli ka qenë i bindur në lidhje me vaksinat. Edhe këtu ka persona që e propagandojnë antivaksinën, por është një zgjidhje e menduar që ka dhënë prova. Janë zhdukur një sërë sëmundjesh infektive nëpërmjet vaksinimit. Inteligjenca e këtij virusi po na sfidon çdo ditë. Virusi muton te personat e rinj ne duhet të këpusim këtë zinxhir. Duke shtuar numri i të infektuarve shtohet mundësia e mutacionit të virusit. Diagnozë, izolim, distancë. Unë mendoj që vjeshta që vjen nëse sigurohet vaksinimi masiv, dimrin do ta kalojmë më butë sesa kalua. Ky virus do ta mbyllë lojën e vet jo thjesht është paraqitur për të bërë dëm. Pas kësaj pandemie jeta nuk do jetë njësoj si më parë”.

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!