“Nëse Omicroni zgjat mbi 5 ditë, shkoni në spital”/ Skënder Brataj: Masat…

Situata e Covid-19 në vendin tonë është ashpëruar ditët e fundit me shumë raste të shtuara dhe shkak ndër të tjera mbeten variantet Omicron e Delta.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi në një lidhje me “Skype” për News24 situatën me koronavirusin në vend. Brataj tha se me variantin Omicron, shifrat e infektimeve kanë arritur në rekord, ndërsa ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar është se është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale.

Më tej, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit është një formë më e rëndë e koronavirusit.

Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Delta shfaqet 5-6 ditë pas infektimit, ndërsa Delta shfaqet 2-3 më vonë; me variantin Delta të infektuarit humbasin 40-50% shijen dhe nuhatjen, ndërsa me Deltën vetëm 10%.

Sa qëndrojnë në shtëpi pacientët me Omicron?

Klinika është e varur me gjendjen shëndetësore, me moshën, vaksinimi, etj. Do t’i gjejë të gjithë, edhe të vaksinuarit, edhe të pavaksinuarit, por çmimin më të lartë do ta kenë të pavaksinuarit.

Cilat janë benefitet e një të vaksinuari të prekur nga Omicroni?

Të pavaksinuarit rrezíkun e kanë shumë herë më të madh, sepse Omicroni është gjithmonë koronavirus. Nëse zgjat më shumë se 5 ditë, kujdes sepse edhe Omicron jep shenja të pulmoneve. Ka shumë asimpomatikë dhe që e kalojnë lehtë, por nëse kalon një javë dhe keni probleme me frymëmarrjen, duhet t’i drejtoheni spitalit, sidomos kur oksigjeni bie poshtë 90.

Kush e ndan nëse është Delta apo Omicron dhe a ka raste në spital me Omicron?

Sekuencimi nuk bëhet. Tamponi tregon nëse je pozitiv ose jo. Nëse format shfaqen 5-6 ditë më vonë, është Delta, nëse shfaqet 2-3 ditë, është Omicron. Nëse Delta kishte 40-50% humbjen e shijes dhe nuhatjes, Omicroni e ka 10%. Omicroni ka bllokim hundësh e sekrecione, që ishin më të rralla te Delta. Omicroni është më i ngjashëm me gripin.

A mbron ende maska?

Masat janë të shkruara në gur, nuk ndryshojnë. Maska ka 100 e ca vite që mbrojnë. Nuk ndryshojnë rregullat në asnjë mënyrë. Maskat duhen mbajtur, sidomos kush ka fëmijë të vegjël, sepse janë të pavaksinuar.

Related posts

Kanellë me limon, kura më e mirë natyrale kundër gripit dhe problemeve të kyçeve!

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi