Nervi shiatik – Ja disa fakte që nuk i njihni

Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup,  ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

Cilat janë simptomat e shiatikut?

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash  “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës. Dhimbja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhimbja mund të variojë nga një dhimbje e butë në një dhimbje të fortë. Dhimbjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhimbje të shpinës. Pjesa më e madhe e dhimbjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, drejtojuni mjekut tuaj.

Cili është shkaku i dhimbjes?

–          Hernia diskale

Një nga shkaqet më të zakonshme të nervit shiatik është hernia diskale. Hernia nënkupton fryrje. Disqet intervertebrale janë disqe që formojnë një mbrojtje mes rruazave të shtyllës kurrizore.  Disqet kanë një shtresë të fortë të jashtme të bërë nga kërci, me një qendër të butë xhelatinoze që vepron si një amortizues. Nëse shtresa e jashtme e diskut dobësohet, nga mosha apo lëndimi, pjesa e butë mund të pësojë fryrje përmes dobësisë kjo është ajo që është e njohur si një hernie diskale ose thyerje. Nëse ndonjë prej 5 çifteve të rrënjëve nervore, që formojnë origjinën e nervit shiatik janë të ngjeshura në shpinë nga një disk i thyer, ata mund të japin një rritje të dhimbjes poshtë nervit shiatik. Jo vetëm që bën një shtypje diskale mbi rrënjët nervore, por kimikatet që derdhen nga qendra e butë e diskut irritojnë rrënjët nervore, duke shkaktuar inflamacion.

–          Osteofitet (Rritja e kockave)

Osteofitet janë kocka të mëdha në skajet e nyjeve. Në një përpjekje për të mbrojtur trupin, kocka të reja janë formuar në buzë të nyjeve. Kjo është quajtur rritje e kockave. Rritja e kockave në vetvete nuk është e dhimbshme, por për fat të keq, ajo mund të shkaktojë probleme. Në shpinë, rritja e kockave mund të ndërhyjë në hapësirën e rezervuar zakonisht për nerva, duke shkaktuar dhimbje të nervit shiatik.

–          Sindroma Piriformis

Sindroma piriformis është një shkak i pazakontë i nervit shiatik. Piriformis është një muskul që shtrihet thellë nën muskujt glutealë. Funksioni i muskulit piriformis është të bëjë rrotullimin e jashtëm dhe të stabilizojë ijet. Nervi shiatik kalon direkt në piriformis. Sindroma piriformis ndodh kur muskuli piriformis bëhet i ngushtë, shkon në spazëm ose ëjntet. Kur kjo ndodh ajo prek nervin shiatik nën të. Tek afërsisht 1 në 7 njerëz, nervi shiatik kalon nëpër piriformis në vend që të kalojë nën të dhe këta njerëz mund të jenë të prirur për probleme të nervit shiatik.

–          Ngushtimi i kanalit kurrizor

Stenozë nënkupton ngushtim dhe stenoza e kanalit kurrizor është ngushtimi i hapësirave që mban nervat në shpinë. Si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor  nervat shtypen, çka mund të shkaktojë dhimbje të pjesës së prapme, dhimbje poshtë nervit shiatik dhe dobësi të muskujve të këmbës. Nëse keni stenozë është e mundshme që ju të keni dhimbje të shpinës në shumicën e kohës apo dhimbje këmbe dhe mpirja do të fillojë kur ju të filloni të ecni. Stenoza kurrizore tenton të ndikojë tek njerëzit e moshuar më shumë sesa tek të rinjtë.

–          Spondiliatroza

Në këtë gjendje, një nga rruazat lëviz përpara rruazës që është nën të. Kjo deformon kanalin kurrizor dhe mund të rezultojë në rrënjët nervore të nervit shiatik duke shkaktuar ngjeshje. Tek të rriturit, rruaza e katërt dhe e pestë (L4 and L5) janë më së shpeshti të prekura, me vertebrën L4 që lëviz përpara vertebrës L5. Spondiloatroza zakonisht rezulton nga sëmundjet degjenerative të shpinës, të tilla si artriti.

Shkaqe të tjera

Shiatiku mund të shkaktohet nga tumoret që cënojnë palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Dhimbjet e forta të shpinës që shtrihen më pas në ije dhe këmbë, humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrës ose dobësi të muskujve, mund të rezultojnë nga tumoret kurrizore. Trauma në shpinë, të tilla si ato që rrjedhin nga aksidentet me makinë, gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.

Si diagnostikohet nervi shiatik?

Mjeku do të marrë parasysh historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik, sidomos të shpinës dhe këmbëve. Juve mund t’ju kërkohet për të demonstruar disa lëvizje në mënyrë që mjeku të mund të kontrollojë forcën e muskujve tuaj, fleksibilitetin dhe reflekset tuaja. Rrezet X nuk janë përdorur, sepse ata nuk tregojnë hernian diskale apo dëmet nervore, por ata mund të tregojnë spondiloatrozën, rritjen e kockave dhe sëmundje të tjera të kockave. Kur simptomat janë të rënda ose të përkeqësuara, skanimet CT ose skanimet MRI shpesh janë përdorur për të identifikuar shkakun e nervit shiatik.

Trajtimi

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet patjetër të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Medikamentet

Ilaçet josteroidale anti-inflamatore (ILSAI), siç është ibuprofeni ose aspirina, mund të jenë të domosdoshme në zvogëlimin e inflamacionit, nëse shiatiku është shkak i hernias diskale. Paracetamoli dhe qetësuesit e tjerë të dhimbjeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës në një afat të shkurtër dhe ju ndihmon që të qëndroni aktiv.

Të qenit aktiv

Pasi dhimbja është kontrolluar, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një terapi fizike ose një program ushtrimesh për të forcuar muskujt e shpinës dhe për të rregulluar qëndrimin. Terapia fizike është e rëndësishme nëse ju keni hernia diskale. Mjekët tani e dinë se qëndrimi i gjatë në shtrat nuk është një ide e mirë për shiatikun dhe dhimbjet e shpinës, pasi zakonisht përkeqëson problemet. Një sërë ditësh pushim në fillimet e saj do të jenë të nevojshme, por jo më gjatë pasi muskujt që mbështesin shpinën do të fillojnë të dobësohen. Mbajtja e aktivitetit fizik siguron një efekt pozitiv mbi dhimbjet, shkallën e shërimit nga dhimbjet e shpinës dhe funksionin, në krahasim me pjesën tjetër që lidhet me të qëndruarit në shtrat.

Burimi: Revista Vital, botim i Spitalit Amerikan

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!