Nënë për herë të parë, ish-konkurrentja e Për’puthen qenka shtatzënë!

Ish-konkurrentja e Për’puthen do të bëhet nënë për herë të parë. Bëhet fjalë për Tea Trifonin. Sipas burimeve për iconsyle, babai i fëmijës që po pret Tea Trifoni nuk është personazh publik.

Sakaq nëse hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit me foto të saj daton 10 javë më parë.

Epo për një person publik si ish-konkurrentja e Për’puthen është një kohë relativisht e gjatë pa postuar, ndërkohë që pak kohë më parë ajo ishte shumë aktive me postime në Instagramin e saj.

Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e moderatores.

Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arjan Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)