Nënë e bijë 40 ditë pa ujë e bukë , flet vajza: Sakrifikuam për t’u ringjallur

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë mbrëmjen e të enjtes ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34 vjeçe.

Ekspertiza mjeko ligjore paraprake e trupit të Anisa Josifit ka dalë në përfundimin se vajza ka vdekur 15 muaj më parë. Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë. Zhaneta dhe Blerta lyenin trupin me vaj dhe me uthull për të mos lejuar dekompozimin dhe për të shmangur erën e keqe.

Trupat u gjetën në dhoma të ndryshme. Vajza gjendej në dhomën e saj, ndërsa e ëma përtokë në dhomën tjetër. Ndërsa Blerta, e vetmja e mbijetuar u gjet në korridorin e banesës por e vetëdijshme.

E reja që tanimë është shtruar në urgjencën e spitalit Psikiatrik nr.5 në Tiranë, ka thënë se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim dhe për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja.

E pyetur pse u ndërmor vetëflijimi, Blerta mësohet se iu ka thënë hetuesve:Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024