“Nën rrënoja ka deputetë dhe qeveritarë”/ Gazetari jep detajet e rënda për tërmetin në Turqi

Gazetari Sokol Brahaj ka bërë me dije se nën rrënojat si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi ka dhe deputetë të parlamentit turk. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se gjendja është shumë kritike ndërsa shtoi se pritet që numri i viktimave të rritet.

Ndër të tjera ai bëri me dije se numri aktual i ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti është 1180 “Ky është tërmeti më i madh i 90 viteve të fundit. Ka lënë pasoja të mëdha në Turqi dhe në zonat përreth. Deri më tani janë qindra persona viktima dhe në dhjetëra mijëra ndërtesa që janë shembur po kërkohet për të nxjerr personat që kanë ngelur nën rrënoja. Pritet që numri i viktimave të jetë shumë i madh. Gjendja është shumë kritike. Kam të dhëna se nën rrënoja ka dhe deputetë të parlamentit që kanë ngelur në gërmadha. Deri tani 1180 objekte raportohen të shkatërruar”- tha ai.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE