5 muaj pa shënuar, Nedim Bajrami rikthehet të festojë me fanellën e Rangers (VIDEO)

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka shënuar një gol mjaft të bukur për Rangers. Fubollisti i Kombëtares zhbllokoi sfidën për skocezët, që po përballen me Alloan. Sfida është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës. Goli i Bajramit erdhi në minutën e 13-të.

Bajrami mori iniciativën për të gjuajtur nga jashtë zone. Dhe portieri nuk mund të bënte asgjë për të pritur gjuajtjen perfekte. Futbollisti i Kombëtares kthehet të festojë pas 5 muajsh nga hera e fundit që shënoi. Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në histori të Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë

LEXO ME SHUME:Vora merr lajmin keq, sulmuesi humbet sfidën me Partizanin për shkak dëmtimi

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)