“Do jetë ndryshe nga ndeshja që shënova unë”, Nedim Bajrami me këmbë në tokë: Çekia brenda luan shumë mirë

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka folur në prag të takimit që Shqipëria do të zhvillojë ditën e premte e vlefshme për Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori tetovar, Nedim Bajrami.

“Nesër është sfidë tjetër nga ajo e një viti më parë ku shënova gol, do japim maksimumin ndaj një skuadre të fortë në shtëpi dhe në aspektin fizk gjithashtu. Na mungojnë disa lojtarë por kemi djemë të rinj si Tuçi.

Gjithë cunat janë gati, na mungojnë shumë lojtar si Gjimshiti e Broja. Sa të fillojë ndeshja do të jemi gati ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vetë por ne do të hyjmë për të fiituar. E njohim kundërshtarin. Nesër do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për të gjithë. Çekia s’e ka harruar barazimin me ne brenda në shtëpinë e saj dhe humbjen ndaj nesh.

Për të fituar grupin është herët për t’a shprrehur, duhet parë ndeshje pas ndeshje. Ne jemi përgatit shumë mirë për ndeshjen e nesërme. Si skuadër jemi të fortë dhe kemi lojtarë që janë lart individualisht.

Çekia brenda luan shumë mirë por ne jemi gati për nesër. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe nga ballafaqimet e kaluara me çekët, të cilët ushtrojnë shumë presion kur janë ekip vendas. Nuk kam folur shumë me Laçin dhe Tuçin që luajnë në Çeki”, tha Bajrami.

LEXO MË SHUMË:Nedim Bajrami vendos rekord në Europian, askush si mesfushori i Kombëtares (ARSYEJA)

Related posts

VIDEO/ Florjan Përgjoni lë pas dëmtimin e gjatë, mbrojtësi i Tiranës shfaqet në seancën stërvitore

Arratia e derbit, Tirana-Dinamo luhet 150 km larg kryeqytetit (PËRBALLJET DIREKTE)

E BUJSHME! Frederik Veseli zbarkon në Superligë, firmos për 2 vjet me klubin shqiptar