Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit para disa ditësh u rikthye në Instagram duke bërë bujë me mbishkrimin “Complicated”.Kjo u mor si konfirmim se lidhja e saj me Romeon është e komplikuar por ditë më pas u zbulua se dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo shtoi dyshimet për një krizë më të thellë ose ndarje mes tyre.
Largimi i saj nga rrjetet sociale kishte ndodhur pas intervistës ku foli për romancën me Romeon ndërsa ky i fundit nuk e ka konfirmuar as folur kurrë deri sot për të.
E në valën e këtyre thashethemeve Aleksia ka përfunduar në spital.
Bukuroshja duket se po përballet me probleme shëndetësore, për të cilat ndjekësit e kanë fajësuar Romeon dhe pëlqimin që ai shprehu publikisht për Beniadën.
Pas këtyre komenteve Aleksia ka reaguar duke treguar se e ka ndjekur puntatën por nuk ka zbuluar se si është momentalisht raporti me Romeon.
“Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother’. Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës”, tha Aleksia.