Në Serbi e Bosnje e bëjnë të sigurt trajnerin e ri të Kosovës, gati firma me ish-trajnerin e Tiranës (FOTO)

Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri pas përfundimit të kontratës së Primozh Glihas. Tekniku slloven u emërua në krye të pankinës më 4 korrik, teksa drejtoi në 6 ndeshje përfaqësen Dardane. Dy fitoret kundër Andorrës dhe Izraelit, dy barazime ndaj Zvicrës, dhe dy humbjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, ishin statistikat e Primozh Glihas, të cilët nuk bindën drejtuesit për të vazhduar më tej aventurën.

Gazetat në Bosnje dhe Serbi kanë nxjerrë emrin e parë. “Kurir” apo “Mondo” kanë shkruar se Blaž Slišković është pranë firmës me përfaqësusen e Kosovës. Tekniku boshnjak është një emër i njohur në vendin e tij. Në sezonet 2002-2006, ka drejtuar Bosnjen në 36 ndeshje, ndërsa në rang klubesh ka patur një eksperiencë te Hajduku i Splitit në Kroaci, apo në Shqipëri, pikërisht në vitin 2008 Blaž Slišković firmosi për Tiranën ku qëndroi vetëm 6 muaj dhe u shkarkua për rezultate të dobëta.

Në gazetat kosovare është shkruar gjithashtu për Gianni De Biasin, i cili për momentin mbetet një ide, ndërsa Tahir Batatina, trajneri i Llapit në Kosovë, me anë të një postimi në Facebook është vetëofruar për të marrë postin e komisarit teknik të Kosovës.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)