Në rrugë nuk kalojnë dot as makinat e ushtrisë/ Fëmija 5-vjeç dërgohet në spital pasi u transportua me varkë

obot

Situata e rënduar për shkak të reshjeve intensive orët e fundit ka bërë që rruga e fshatit Obot të jetë e pa kalueshme me mjete të larta dhe niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në këto kushte, një fëmijë 5 vjeçar, me shenja helmimi prej ditës së djeshme, sot është transportuar me varkë nga shtëpia e tij në fshatin Obot deri tek rruga kryesore për t’u marrë më pas nga ambulanca e për t’u transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas korespondentit të “Panorama”, mësohet se vajza 5 vjecare që mbrëmë është e sëmurë me të vjella dhe dhimbje barku.

Por për shkak të erresirës dhe stuhisë, ka qenë e pamundur transportimi ditën e djeshme, ndaj sot përmes varkës, fëmija u dërgua në spitalin rajonal.

Burimi: Panorama.al

Related posts

A do ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot? Kursi i këmbimit, 22 prill 2025

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…