Luizi dhe Kiara kanë qenë padiskutim dy nga emrat më të komentuar në shtypin rozë ditën e djeshme, ku lajmi për zbulimin e gjinisë së fëmijës së tyre ka pushtuar gjithë rrjetin.
Ndërkohë që Luizi dhe Kiara kanë preferuar të mos reagojnë aspak në lidhje me këto aludime që po qarkullojnë ngado, në fakt moderatorja ka zgjedhur të kthehet pas në të shkuarën, duke injoruar totalisht lajmet që po qarkullojnë.
Kiara ka zgjedhur një mënyrë totalisht ndryshe për t’i uruar mirëmëngjesi 770 mijë ndjekësve të saj në Instagram, duke publikuar një foto të partnerit të saj, Luizit.
Moderatorja e “DWTS Fan Club” ka postuar në Instastory, foton e Luizit kur ishte në BBV, i cili shihet i ulur në divan, ndërkohë që konsumon kafen e mëngjesit dhe përshendet me dorë publikun, përmes kamerave.
“Mirëmëngjes” , ka shkruar Kiara bashkangjitur postimit të saj, të cilin e ka shoqëruar me ikonën e filxhanit të kafesë.
Ditën e djeshme, shtypi rozë është mbushur me kreartikujt se Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, jo vetëm që janë në pritje të ëmbël por gjithashtu është zbuluar gjinia e fëmijës.
Ndërkohë që Kiara dhe Luizi nuk kanë pranuar ende se pritet që të bëhen prindër, disa burime për revistën “Who” kanë konfirmuar se çifti i dashur i publikut shqiptar, do të bëhen prindër të një vajze.
Sipas revistës, Luizi dhe Kiara kanë organizuar një festë private, ku thuhet se është zbuluar gjinia e fëmijës.