Në momentin që nuk duhej/ Futbollisti i Vllaznisë humbet sezonin, muskujt e barkut “tradhtojnë” titullarin

Sezoni aktual ka qenë për tu harruar për Vllazninë, e cila përveç rrezultateve negative tani bën llogaritë edhe me infermierinë. Shkodranët, të cilët tashmë rrezikojnë seriozisht edhe Kupat e Europës, duhet të bëjë llogaritë pa Erdenis Gurishtën.

Kapiteni i shkodranëve ka mbyllur para kohe sezonin. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Egnatias në datën 30 prill ka rezultuar më i rëndë se sa mendohej.

Gurishta po vuan nga muskujt e barkut dhe i është kërkuar nga mjekët të qëndrojë për 3 javë pushim. Kështu skuadra e drejtuar nga Goce Sedloski duhet të improvizojë në krahun e djathtë të mbrojtjes pasi edhe Gerald Smajli mungon për shkak të problemeve me meniskun.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)