“Në krye të PD-së është një non-grata”/ Taulant Balla del me deklaratën e fortë: Mirënjohje të madhe ndaj SHBA-së se…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar protestën që mbajti dy ditë më parë opozita para Kryeministrisë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Nga Fieri Balla tha se historia e protestës është bërë qesharake. Mes të tjerash ai shtoi se ndjen keqardhje të madhe që në krye të PD është një non-grata.

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria. Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.”, tha ai.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…