Sulmuesi Arbër Hoxha, do ta bëjë hapin e madh në karrierë pasi do t’i bashkohet gjigantit Dinamos së Zagrebit.
Kjo është bërë e ditur të hënën mbrëma nga gazeta të ndryshme kroate. Hoxha është lojtar i Slaven Belupos, ndërsa sipas “germanijak.hr”, marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur. Fillimisht Slaven Belupo ka kërkuar dy milionë euro për shqiptarin.
Klubet po negociojnë për detajet e fundit, ndërsa Hoxha të martën pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i Dinamos së Zagrebit.25-vjeçari është te Slaven Belupo nga shkurti i vitit 2022. Për gjashtë muaj ishte te Lokomotiva e Zagrebit, tek e cila skuadër ishte transferuar nga Ballkani në verën e vitit 2021. Te Ballkani kishte shfaqur nivel të lartë, ndërsa në Kosovë ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Hajvalinë, Prishtinën e Istogun.