Në krah të Albin Kurtit dhe i buzëqeshur! Rama shpërndan videon nga samiti i BERZH

Kryeministri Edi Rama ka shpërdarë në rrjetin social facebook një video nga samiti i BERZH që po mbahet në Londër. Në nisjen e samitit kryeministri shihet duke buzëqeshur në krah të kryeministrit kosovar Albin Kurti.

“Londër – Në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimo”, shkruan Rama në mbishkrimin e videos.

Në fjalën e tij të mbajtur përballë të pranishmëve në samit kryeministri Rama, renditi disa nga prioritetet kyçe të Shqipërisë, si turizmi, energjia, infrastruktura, kryesisht në ndërtimin e porteve dhe aeroporteve të reja, si dhe digjitalizimi i shërbimeve shtetërore.

“Përparësitë e para janë turizmi dhe energjia. Do plotësojmë tablonë turistike me 4 porte të reja turistike. Porti i mallrave në Durrës do të ndërtohet jashtë qytetit. Kemi përfunduar aeroportin e ri në verilindje dhe kemi nisur tjetrin në jug dhe kemi filluar të nisim përgatitjet për aeroportin thellë në jug në afërsi me Korfuzin, në Greqisë. Përparësia e katërt është digjitalizimi i plotë dhe për të afruar më shumë rininë me teknologjinë. Kemi 95% të shërbimeve digjitale”, tha Rama

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA