Në këtë vend vitamina D do të jepet falas për qytetarët/ Zvogëlon rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Në muajt e fundit të pandemisë, shumë ekspertë kanë këshilluar njerëzit të marrin suplemente të vitaminës D pasi shkencëtarët zbuluan se mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga COVID-19.

Tani, autoritetet e Britanisë së Madhe kanë vendosur të ofrojnë pilula falas të vitaminës D gjatë sezonit të dimrit për më shumë se 2.5 milionë njerëz.

Vitamina D ndihmon për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm dhe shumë njerëz e kanë përdorur për vite pasi shumë mjekë rekomandojnë marrjen e saj. Tani, zyrtarët britanikë thanë se shtesa e vitaminës do t’u shpërndahet njerëzve që janë jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht.

Sipas zyrtarëve të kujdesit shëndetësor, zakonisht gjatë sezonit të dimrit, të gjithë duhet të marrin 10 mikrogramë të vitaminës D në ditë. Por këtë vit, sipas ekspertëve, është më e rëndësishme për shkak të pandemisë koronavirus e cila prek disa pjesë të trupit si dhe sistemin e imunitetit.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025