Në Greqi kompania koncesionare dëmshpërblen me 2000€ çdo mjet të bllokuar nga bora në rrugë

Sa herë keni mbetur të bllokuar në rrugë nga moti i keq? Me siguri dhjetëra herë. Por a jeni dëmshpërblyer ndonjëherë nga shteti ose nga kompania koncesionare që administron rrugën?! E themi me siguri që kurrë nuk u ka ndodhur kjo!

Ndërkohë në Greqi, fqinji ynë, i ka kërkuar kompanisë koncesionare Attiki Oddos që të dëmshpërblejë me nga 2000 euro për çdo mjet të bllokuar në rrugën e Kyriakos.

Nga moti i keq dhe reshjet e dëborës dje në këtë rrugë mbetën të bllokuara rreth 3000 automjete duke vuajtur për orë të tëra.

Mësohet se kompania koncesionare ka pranuar kërkesën e kryeministrit grek për dëmshpërblimin.

Burimi: Protothema

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën