Në Greqi flasin për interesimin e Panathinaikos ndaj Maguette: Klubi shqiptar ka refuzuar 1.2 mln euro, kërkon shumën prej…

Maguette

Maguette Gueye është padiksutim një nga lojtarët më të mirë në Superiore, në mos më i miri. Mesfushori ishte heroi i derbit të kryeqytetit, i cili me dy golat e tij i shkaktoi humbje Tiranës dhe i dhuroi 3 pikë Partizanit.

Një lojtar i një kalibri të lartë ku me qetësinë dhe cilësitë që ka e ka kthyer atë në qendër të vëmendjes. Padiksutim që ka një “mal” me oferta për shërbimet e tij, me drejtuesit e kuq që do ta kenë mjaft të vështirë ta mbajnë edhe një sezon tjetër, ndërsa pritet të mbushin arkat nga shitja e tij. Lajmi se Panathinakikos kërkon shërbimet e mesfushorit, ka shkuar deri në portalet greke. Gazzetta.gr ka shkruar në lidhje me këtë lajm.

“Shqiptarët kërkojnë një tarifë afër 2 milionë euro. Klubi nga Tirana ka refuzuar një ofertë prej 1.2 milionë eurosh. Guay ka arritur të spikasë këtë vit në kampionatin shqiptar dhe pavarësisht pozicionit të tij ka shënuar 6 gola në sezonin aktual. Të gjithë në vend po flasin për futbollistin që ka premisa për t’u bërë lojtar i madh. Në Shqipëritheksojnë se në ndeshjen e fundit në derbin e kryeqytetit, një skaut i Panathinaikos ka qenë në fushë dhe ka ndjekur nga afër ndeshjen në të cilën 21-vjeçari shënoi dy golat”.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull