“Ne do ta blejmë këtë”/ Arlind Ajetit i ndodh e papritura, presidenti i ekipit kundërshtar zbret në fushë dhe i bën ofertë (video)

Arlind Ajeti bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Adana Demirspor në turin e dytë kualifikues të Conference League, edhe pse skuadra e tij Cluj nuk arriti dot të kualifikohej.

Gjithsesi rezultati kaloi shpejt në një plan të dytë pasi presidenti i klubit turk, Murat Sançak, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbriti menjëherë në fushë për të takuar mbrojtësin e Kombëtares dhe duke i bërë një ofertë për ta transferuar.

Sançak i bën me shenjë drejtorit sportiv të Adanës duke i thënë: “Ne po e blejmë këtë” dhe më pas i pa emrin në fanellë për t’i fiksuar emrin.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)