“Ne dimë si fitohen ndeshjet për jetë a vdekje”, trajneri i Çekisë ndez sfidën në konferencën për shtyp: Jemi të motivuar për fitore, lojtari më i mirë i Shqipërisë është…

Shqipëria do të luajë përballë Çekisë të enjten e 12 tetorit në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja Kombëtaren në kuadër të kualifikuesve të europianit të Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Në prag të kësaj sfide, ka folur në konferencë për shtyp edhe trajneri i Kombëtares çeke, Jaroslav Silhavy.

-Në Pragë zhvilluat një pjesë të parë të mirë, por rrezikuat në pjesën e dytë ta humbisnit ndeshjen në dy momente…Nesër do kemi një Çeki sulmuese apo ekip të ekuilibruar?

“Siç e tha dhe Soucek, skuadra jonë është e përgatitur dhe e motivuar për fitore. Përsa i përket mënyrës se si do të luajmë nesër, ofensiv apo mbrojtës, ne do të luajmë në një mënyrë të tillë që të dalim fitues nga këtej.”

-A do ta pranonit 1 pikë? Cilën shikoni si më të rrezikshmin tek Kombëtarja shqiptare?

“Nëqoftëse do ta marr nga mbrojtja kemi parë shumë lojtarë cilësorë. Pamë kualitetin e skudarës, aftësitë individuale, lojtarë që kanë besim tek vetja. Lojtarë që luajnë në Serie A, gjithashtu ka ardhur në ekip lojtari më i mirë, Armando Broja. Ka dhe lojtarë të tjerë që kanë aftësi të mira në sulm, si Daku kundër Polonisë i cili vendosi atë ndeshje. Asani, Uzuni…Asani e tregoi veten e tij me atë gol kundër Polonisë. Kjo është mënyra që duhet të bëjmë kujdes, mos t’i lëmë hapësira për tu afruar afër portës apo për të gjuajtur. Absolutisht atmosfera në stadium do të jetë e tillë, por lojtarët tanë janë të vetdijshëm dhe të përgatitur. Sigurisht që kjo mund të shërbejë që të jetë kundër nesh, por ne kemi lojtarë të përgatitur.”

-A është kjo ndeshja më e rëndësishme?

“Unë besoj se skuadra jonë është me përvojë të tillë dhe e ka treguar që kur luhet për jetë a vdekje ka ditur ti vlerësojë. Atmosfera është shumë lart për ekipin shqiptar, por shpresoj të bëjmë gjithçka që nesër t’ia dalim.”

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës