Presidentët e klubeve të Superiores janë mbledhur në një takim për të vendosur formatin e ri të Superiores që mund të startojë nga sezoni 2024-25. Zyrtari i FSHF-së, Marjusi ka bërë të ditur opsionet e propozuara nga UEFA.
Departamenti i Garave në UEFA ka propozuar 4 opsione, ku në opsionin e parë kemi atë që quhet “Final 4”, 4 ekipet e renditura të para pas përfundimit të kampionatit do të zhvillojnë një fazë “Play Out” të quajtur “Final 4” për të përcaktuar ekipin kampion. Ky opsion propozohet për ta bërë garën më emocionuese dhe sfiduese.
Varianti i Parë- Kemi ndeshjet me 1 takim, domethënë nga vendi i parë në të katërt do të zhvillojnë 2 gjysmëfinale plus finalen që do të zhvillohet në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të “Play Off-it”, ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen me renditjen e rregullt të sezonit, siç mbaroj sezoni aktual, i pari shkon në Champions League dhe të tjerat shkojnë në Conference League.
Varianti i Dytë- Kemi ndeshjet me një takim, përsëri kemi dy gjysmëfinale dhe finale. Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit ndërsa ekipi fitues i “Play Off-it” Final 4 është pjesëmarrës në raundin e parë të Champions League ndërsa 3 ekipet e tjera janë pjesëmarrëse në Conference League.
Varianti i Tretë- Vendi i parë shkon në finale ndërsa vendi i dytë dhe i tretë bëjnë gjysmëfinale për tu ndeshur me ekipin e vendit të parë, ndeshjet luhen në “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet përmes “Play Off-it” ndërsa ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane do të përcaktohen përmes renditjes së rregullt të sezonit siç jemi aktualisht.
Varianti i Katërt- Kemi ndeshje me dy takime, dy gjysmëfinale plus finale. Gjysmëfinalet do të luhen në secilin prej stadiumeve të ekipit pritës, në rastin e një ekipi x me y të dyja ndeshjet do të zhvillohen tek ekipi X ndërsa finalja e madhe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi kampion përcaktohet me anë të renditjes së rregullt të sezonit, në momentin që mbaron sezoni 36 javë ekipi X në rast që ka dalë kampion është përsëri ai që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane.
Varianti i Pestë- Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin “Robin”, 4 ekipeve u zerohen pikët ku do të zhvillohen 3 ndeshje për secilin ekip në një hapësirë kohore prej 10 ditësh. “Play Off” do të përcaktojë renditjen përfundimtare nga vendi i parë në të katërt. Gjithashtu ekipi kampion në këtë sistem shkon në Kupat e Europës ku do të përcaktohen sipas kësaj “Mini-Lige”.