Ndryshime në stafin e Bylisit, zbulohet trajneri i ri dhe drejtori sportiv

Bylis ka zyrtarizuar trajnerin e sezonit të ri dhe në krye të stolit ballshiot është rikthyer Arjan Bellai. Bellai do të ndihmohet nga asistenti Kosta Michailidhis.

Ndërkohë, në rolin e preparatorit atletik do të jetë argjentinasi Francisko Tursi ndërsa në rolin e drejtorit sportiv do të jetë Febron Ziu.

“Arjan Bellai dhe krau i djathtë i tij Kosta Michailidhis, rikthehen te Bylisi, kurse argjentinasi Francisco Tursi do të jetë në rolin e preparatorit atletik. Ndërsa, klubi i ka ofruar Febron Ziut postin e Drejtorit Sportiv.

Dyshja Bellai-Michalidhis kanë qenë në krye te ballshiotëve edhe në pjesën e parë të sezonit të shkuar në Superiore”, shkruan klubi.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)