“Ndoshta nesër fitojmë, ku i dihet”, Sylvinho motivon kuqezinjtë dhe sfidon kroatat: I kemi studiuar, mesfusha e tyre…

Sylvinho

“Ky është një grup shumë i vështirë patjetër. Por mendoj që është një gëzim shumë i madh për ne që jemi këtu, se luajmë kundër ekipeve më të mira, mësojmë ndaj këtyre ekipeve. Do të bëjmë gjithçka që mundemi. Kemi shumë gjëra për të mësuar, unë nuk do të heq dorë asnjëherë”. Sylvinho është gati për sfidën e dytë dhe vendimtre në Euro 2024, atë kundër Kroacisë. Nuk është fare e thjeshtë, në një Grup me kundërshtarë të frikshëm, por braziliani nuk dorëzohet.

Tani pak kohë ka për të ndryshuar taktika dhe mënyra më e mirë për të ndryshuar performancën në fushë është motivimi. Ai motivim që Sylvinho di mirë ta japë: “Kjo është ajo që kemi bërë ndaj Italisë, e kemi respektuar por kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit. Pothuajse erdhëm edhe te goli i barazimit. Ndoshta nesër fitojmë, kush e di? Por e sigurtë është se nesër do të jemi aty për të luajtur”.

Përballë do të jenë emra të mëdhenj të futbollit botëror si Modric apo Kovacic e Gvardiol, për të cilën Sylvinho nuk e fsheh admirimin. E megjithatë, t’i sfidojë është pjesë e lojës dhe ajo që të jep adrenalinë: “E kemi studiuar Kroacinë. Nuk mund të thuash se Spanja ka fituar lehtë, ky është një grup i vështirë. E keni parë sa e vështirë është Kroacia. Nëse sheh lojtarë si Modric apo Perisic, është gëzim shumë i madh të luash ndaj lojtarëve të tillë me një cilësi të madhe”.

Sylvinho iu kthye edhe ndeshjen së humbur në debutim: “Nuk është se nuk e sulmuam Italinë. Ata nuk na lejuan të sulmojnë, ata ishin shumë mirë të vendosur, ne sulmuam me 4, ata kishin 3-4 dhe 5 mbrojtës, mesfushorë që ktheheshin mbrapa. E kam parë shumë mirë, kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani por Italia u mbrojt mirë dhe siç e kam thënë, ky kompeticion e ka cilësinë shumë të lartë”.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)