Ndodh para kryeministrisë, protestuesi përqafon dhe puth punonjësin e policisë

Momente epike janë kapur gjatë protestës së opozitës, ku mes zhurmës së kapsollave dhe flakadanëve, ka pasur edhe përqafime. Në pamjet shihet një protestues që përqafon dhe puth punonjësit e policisë, të cilët janë vendosur në kordon para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të fjalimit të tij ka njoftuar se ditën e hënën, që do të zhvillohet seanca plenare, të gjithë protestuesit do të zhvendosen përpara Parlamentit.

“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton.

Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!”, tha Berisha.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024