Ndodh në futbollin shqiptar/ Policia arreston futbollistin gjatë lojës, shkak bëhet sulmi ndaj arbitrit (video)

Ndeshja e Ligës së Tretë në kampionatin e Kosovës mes Istogut 03 dhe Arbanasit ka përfunduar në mënyrën më të keqe. Fajet për këtë i kishte skuadra mike e cila kërkonte penallti me arsyetimin se kishte hyrë në fushë një futbollist i skuadrës vendase pa vendimin e gjyqtarit.

Rezultai ishte 3-2 për Istogun 03 dhe kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Arbanasit vepruan turpshëm duke sulmuar arbitrin Diamant Hotin.

Policia u detyrua të të hynte në fushë dhe ka arrestuar futbollistin që grushtoi gjyqtarin. Pavarësisht sulmit, Hoti s’u zmbraps dhe vazhdonte nxjerren e kartonëve të kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)