NDODH DHE KJO/ Arrestohet 103-vjeçarja në Itali pasi drejtonte mjetin me patentë të skaduar

Një 103-vjeçare në u arrestua teksa drejtonte automjetin, në orë të vona të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim mjeti.

Ishte ora 1:00 e mëngjesit të dielën deri të hënën kur karabinierët morën një telefonatë për një ngjarje të rrezikshme në qendër të Bodenos, në Emilia Romana.

Sipas mediave italiane patrulla e mbërritur në vendngjarje ka lokalizuar me shpejtësi makinën në fjalë.

Surpriza e karabinierëve ishte e madhe kur zbuluan datën e lindjes së shoferes: 1920, pra ishte mbi 103 vjeç, por ende në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Për shkak të orës së vonë, zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të vizitojnë mjekun çdo dy vjet për të rinovuar patentën.

Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal dhe e shoqëruan në shtëpi.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!