Ndjeu probleme në kofshë, AF Elbasani konfirmon mungesën e mbrojtësit në takimin ndaj Kastriotit

AF Elbasani nis të dielën kampionatin në një transfertë me Kastriotin në Fushë-Krujë. Sipas trajnerit Nevil Dede, kundërshtari meriton respektin maksimal, ndërsa nuk mendon se skuadra e tij ka presion që në ndeshjen e parë, por thjesht përgjegjësi.

Në prag të këtij dueli, skuadra verdheblu nuk do të ketë në dispozicion Armando Ramin. 25-vjeçari ka ndjerë probleme në kofshë dhe në këtë mënyrë, trajneri Nevil Dede është detyruar ta lërë pushim.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)