“Ndeshje që kalon ngërçin psikologjik”/ Erbim Fagu i kënaqur me lojën dhe arritjen në gjysmëfinalen e Kupës

Tirana është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë mposhtën Teutën pas ruletës së penalltive të cilën e fituan 6-5. Pas ndeshjes trajneri Erbim Fagu foli për MCN TV.

“Të lumtur, por më shumë për lojtarët që sot nuk u dorëzuan deri në fund. Dihet që ana psikologjike ka qenë e rënduar edhe pas Vllaznisë. Kam besim te këta djemë, kanë eksperiencë dhe kualitet. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ai ngërç psikologjik.

Për momentin mund të ketë thjeshtë kontraktime, duhet të presim nesër për të parë shkallën e dëmtimeve të lojtarëve. Nikqi? Është i ri me vlera, edhe Jaku, Tola, janë lojtarë që i bëjnë punë skuadrës. E treguan sot që mbajtën nivelin e lojës.

Kjo fitore do të na ndihmojë për vazhdimësine, kemi edhe dy ndeshje para Kombëtareve dhe do të marrim maksimumin”, tha Fagu.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…