“Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”, trajneri i Elbasanit “qan” penalltinë e humbur nga Musta: Zhvilluam një ndeshje të mirë

Ka përfunduar supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ka përfunduar 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin.

“Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës.

E pamë që Tirana e kishte ndryshuar skemën nga ndeshjet e tjera. Kështu që nëse një skuadër është përballë teje me të njëjtin sistem loje, do të thotë që është sistem pasqyrë dhe ishim të përgatitur për këtë. Reaguam shumë mirë kur kishim apo jo topin.

Tirana ka luajtur 1 ditë para nesh dhe kishte më shumë kohë për t’u përgatitur. Kishim dy ndryshime të detyruara që ndikuan gjithashtu. Edhe ata që u futën bënë mirë, por nuk janë në 100% e tyre dhe sigurisht që nuk e kap ritmin e ndeshjes sikur të jesh nga minuta e parë”, tha Bordin.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana