“Ndeshja më e dobët që kemi bërë”, Dede “i shkul veshin” lojtarëve të tij: Flamurtari e meritoi fitoren

Supersfida e javës së 8-të e Kategorisë së Parë, ajo midis Flamurtarit dhe Elbasanit përfundoi me fitoren e vlonjatëve në shtëpi me rezultatin 2-1. Një fitore mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë të cilët ngjiten në vendin e 3-të me 15 pikë, ndërsa “Tigrat” mbeten në vendin e 2-të me 16 pikë të grumbulluara.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Elbasanit, Nevil Dede.

“Luajtëm në Vlorë, ambienti dhe kushtet ishin të mirë. Kjo ishte ndeshja më e dobët që kemi bërë deri më tani. Në fund e meritoi Flamurtari fitoren. Nuk fituam dot topin, ky ishte problemi ynë. Edhe me zëvendësimet nuk arritëm asgjë”, u shpreh shkurtimisht trajneri i Elbasanit.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)