“Ndeshja duhet të ishte në barazim”, Gvozdenovic i pakënaqur me formën fizike të lojtarëve: Djantou-n e zëvendësova sepse ndjeu lodhje

Gvozdenovic

Gvozdenovic

Partizani ka fituar përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Ishte Alfred Mensah ai që i dha fitoren të tijëve, me golin e shënuar në minutën e 84’. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

NDESHJA-Mendimi im është që sot ishte një ndeshje për barazim. Nuk them që Partizani meritonte fitoren, por i uroj për këtë fitore. Pjesa e parë ishte mirë, por në 20 minutat e fundit të ndeshjes Partizani bëri presion. Ne nuk reaguam mirë. Kishim shans të mirë me Rashicën për të shënuar, por ky është futbolli. Nuk i pash rezultatet e tjera pas ndeshjes. Gjithçka është e hapur për Final 4. Vjen Laçi shumë shpejt dhe më pas kundër Vllaznisë në Shkodër. Do shohim javë pas jave”.

MINUTAT E FUNDIT TË NDESHJES- Unë e thashë që në minutat e fundit kishim problem topat e gjatë të Partizanit. Ata krijuan me një pasim, me një aksion të bukur, por kjo është pjesë e futbollit. Mund të reagonim më mirë te momenti i golit. Jemi mërzitur, por për mua kjo ishte ndeshje për barazim. Edhe me 1 pikë do ishim të kënaqur, por uroj Partizanin për fitoren.

IVAN DJANTOU PSE E ZËVENDËSUAT- Ishte i lodhur edhe pse bëri një lojë shumë të mirë në ajër dhe vrapoi shumë. Ishte lodhur dhe un mendova ta zëvendësoja, kjo ishte arsyeja”.

Related posts

Ukraina

Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve; pas Tedi Carës, Ermir Rashica shënon me Metalist golin vendimtar (video)

Kukësi

Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

Partizani

“Jemi me tifozët dhe në fushën tonë”, Skënder Gega i kërkon lojtarëve sforcon e fundit: Respekt për Elbasanin, por kam besim se do ia dalim…