Ndërron jetë Silvio Berlusconi/ Miliona euro për ndërhyrjet plastike, politikani që nuk mposhti dot plakjen

Silvio Berlusconi, miliarderi mburravec i medias, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Italisë, ndërroi jetë të hënën në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u shtrua në spital të premten për herë të dytë në disa muaj, për trajtimin e leuçemisë kronike. Ai gjithashtu vuajti ndër vite nga sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe u shtrua në spital për COVID-19 në 2020.

Ndërsa Berlusconi plakej, disa talleshin me nxirjen e tij të përhershme, transplantet e flokëve dhe të dashurat të cilat ishin shumë më të reja në moshë se ai. Megjithatë, për shumë vite, Berlusconi dukej i paprekshëm pavarësisht skandaleve personale.

“E dua jeten! Unë i dua gratë!”, tha Berlusconi i papenduar në 2010. Dy vite më parë, Silvio Berlusconi i befasoi miqtë dhe armiqtë kur zyra e tij bëri të ditur se ai kishte kryer një operacion, që kishte zgjatur katër orë nën anestezi të përgjithshme.

Ai mori leje të përkohshme për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore, që u përshkrua nga zyra e tij si operacion i nofullës dhe dentare. 

Një deklaratë e cila citonte mjekun tregonte se operacioni u krye për të riparuar dëmin e shkaktuar. Zangrillo u citua të ketë thënë se Berlusconi kishte një “operacion të nofullës dhe fytyrës” me transplant kockash dhe një implant për të rivendosur aftësinë e Berlusconit për të përtypur.

Berlusconi në atë periudhë ka tërhequr gojën gjatë një konference për shtyp, si për të treguar se brenda nuk ishte ashtu siç duhej. Berlusconi është mjaft i qartë në qëndrimin e tij se kur bëhet fjalë për plakjen, natyra nuk duhet të lejohet të marrë rrugën e saj.

Pasi pranoi në dhjetor 2004, se kishte bërë një transplant flokësh, u tha gazetarëve se të futesh në operacion për të përmirësuar pamjen ishte “një mënyrë për të treguar respekt ndaj atyre që ndajnë jetën tuaj, familjen tuaj. Është gjithashtu një mënyrë për të treguar respekt ndaj atyre që presin që ju t’i përfaqësoni ata në një skenë ndërkombëtare dhe kombëtare”.

Berlusconi dihet se ka pasur të paktën pesë operacione plastike në 15 vitet e fundit. E para ishte në vitin 1996, kur ai pretendoi se ishte pickuar nga një merimangë. Ndërhyrja që ka zgjatur shumë në kohë supozohet të ketë qenë në dimrin e 2003-2004, kur ai u zhduk për gati një muaj, duke nxitur spekulime se ai ishte i sëmurë rëndë.

Ai u rishfaq në mesin e janarit pa rrudha dhe dukshëm më i dobët, edhe pse mjeku i tij i atëhershëm këmbënguli se ai kishte bërë thjesht një ndërhyrje të vogël rreth syve. 

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024