Ndërroi jetë pas abortit në maternitetin e Elbasanit, zbardhen emrat e dy mjekëve në hetim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 34-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e abortit.

Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj ishte nënë e dy fëmjëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.

Pas abortit 34 vjeçarja është kthyer në shtëpi dhe pas 6 orësh ajo nuk ishte ndjerë mirë kështu që familjarët e saj njoftuan ambulancën,  e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun Arben Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin Behar Gjevori, 60-vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa hetuesit o punojnë për zbardhjen e detajeve.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën