Ndërrohen rolet e çiftit/ Luizi kërkon të largohet nga Kiara: Zonja dhe zotërinj erdhi momenti, tani unë kam nevojë për hapësirën time!

Pak javë më parë, Kiara Tito u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kësaj radhe, moderatorja vendosi që të mbante një qëndrim tjetër me banorët por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Nëse para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” i kërkonte ‘hapësirë’ këngëtarit, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.

Por së fundmi duket se Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Related posts

rozana gerta

“Lufta” me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon pamje (FOTO)

livia dhe mevlani

Mevlani po kërkon ribashkim me Livian? Ja çfarë ka nodhur me ta

Frederik Ndoci

“Fundërrinë! Kaq e trashë qenke…”/ Plas debati mes opinionistes dhe konkurrentit në Ferma VIP