“Ndërro temë”, Fifi dhe Antonela flasin për të nominuarat/ Ja kush nuk duan që ti dëgjojë

Fifi dhe Antonela kanë folur me njëra tjetrën për të nominuarat e kësaj jave në Big Brother Vip dhe kanë ndarë mendime se kush mund të largohet nga shtëpia.

Të dyja kanë rënë dakord se nuk duan që Beatrix të largohet, ndërsa Antonela ka thënë se të treja vajzat i duken në të njëjtin nivel si personazhe. Kujtojmë që në nominim këtë javë janë Einxhel, Beatrix dhe Beniada.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Kush mendon se del këtë javë nga ata që janë të nominuar? Është… kush është? Beatrix…

Fifi: Einxhel, Beniada, veç këto të treja janë. Nuk e di, ama nuk do doja të dilte Triksa.

Antonela: As unë s’dua që të dali. Është shumë vajzë e mirë.

Fifi: E me thënë të drejtën është për të dalë Beniada.

Antonela: Edhe unë këto të dyja. S’po di.

Fifi: Po thua që Einxhel do dali?

Antonela: Janë të paparashikueshëm, më beso. Të treja. S’e di, si mendon ti? Mua më duket se janë i njëjti stad të gjitha. Si personazhe flas, se duhet me e preçizu. Flas për atë që kam parë jashtë. Einxhel sa javë ka Brenda?

Fifi: Një muaj gati.

Antonela: Atëherë. Beniadën nuk e heqin them unë. Motivi…

Më pas në dhomë ka hyrë Donaldi dhe vajzat kanë ndalur bisedën për të nominuarat e kanë folur për temë tjetër, ndërsa Antonelës i është tërhequr vërejtje sepse foli me pëshpërima.

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)