Ndarja nga jeta e Elizabeth II, kryeministri Edi Rama reagon në rrjetet sociale: Mirupafshim Mbretëreshë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Gjatë një reagimi në rrjetin social Facebook, Rama poston foto të Elizabeth II me mbishkrimin: “Lamtumirë Mbretëreshë”.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet. Familja e saj u mblodh në pronën e saj ne Skoci pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025